Sallatë françeze

spot_img

Sallatë françezePërbërësit e nevojshëm:

-3-4 krastaveca turshi të madhësisë mesatare
-400 g proshutë
-500 g karrota
-300 g fasule
-3 patate të madhësisë mesatare
-1 lugë mustardë
-250 g majonez (apo më tepër)
-3 vezë të ziera

Karrotat dhe patatet qëroni dhe preni në katrorë të madhësisë së njejtë. Vendosni në tenxhere, shtoni ujë të ftohtë , kripë dhe i leni të ziejnë. Kur uji vlon shtoni fasulet e ngrira dhe të gjitha së bashku zieni deri sa perimet të zbuten. Kujdes të mos ziejnë tepër.

Kur të zihen perimet i kulloni dhe i leni të ftohen në kulluese deri sa të kullojë i tërë uji i tepërt.

Deri sa të ftohen perimet, preni kastravecat, vezët dhe proshutën dhe vendosni në një enë më të madhe ku do të qëndrojë sallata, shtoni perimet plotësisht të ftohura dhe përtieni mirë. Për fund shtoni mustardë dhe majonezë dhe përzieni të gjitha që perimet të mbështillen mirë me sosin. Nëse sallata ju duket tepër e tharë shtoni edhe pak majonezë. Mbuloni me folie plastike dhe vendoseni në frigorifer.

Perimet mundë t’i zieni ve[mas, por edhe së bashku, por është e rëndësishme të grihet kur është e freskët sepse në të kundërtën nuk do të fitoni katrorë të bukur.

Disa shtëpiake në sallatën ruse shtojnë edhe një mollë të gjelbërt, një lugë uthull, lëng limoni apo madje pak ujë nga kastravecat turshi.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles