Përbërësit:
*3 kërpudha të prera në feta,
*2 karota të prera julien,
*2 speca të prera julien,
*1 qepë e prerë n feta,
*10 domate – qershi të prera në mes,
*4 lugë vaj ulliri, 50 ml lëng portokalli, lëng të një limoni, gjysmë filxhan çaji qiqra të ziera, kripë, piper, majdanoz.
Në një tigan hedhim dy lugë vaj ulliri dhe skuqim lehtë kërpudhat, specat, karotat dhe qepën. I shuajmë me lëngun e portokallit dhe shtojmë qiqrat e ziera dhe domatet-qershi.
Masën e përgatitur e vendosim në një pjatë dhe shtojmë lëngun e limonit, pjesën tjetër të vajit, kripë, piper dhe majdanoz.
Sallata është gati.
Ju bëftë mirë!