Përbërësit:
-2 patate
-Mish të bardhë
-10 tranguj turshi
-250 g kërpudha
-4 vezë
-150 g kaçkavall
-200 g majonezë
-300 g ajkë të tharët
-1 lugë e vogël kripë
-Pak biber të zi.
Përgatitja:
1E piqni mishin e bardhë në tigan dhe e preni në feta. Vezët i zieni dhe ua ndani të verdhët dhe i preni në pjesë të imëta. Patatet i zieni me lëvore, ndërsa më pas i preni imët dhe u qitni kripë. Trangujt gjithashtu i preni imët.
2Kërpudhat i preni në feta dhe i fërgoni me pak vaj, pak kripë dhe biber.
3Majonezën e përzini me ajkë, dhe kjo do të jetë mbushja, ndërsa më pas përbërësit i radhisni në këtë mënyrë: Patate, tranguj, mbushje, mish, mbushje, kërpudha, të verdhë të vezëve, mbushje, kaçkavall. Më pas tërë sallatën e lyeni me mbushje dhe e zbukuroni me të bardhë të vezëve të prerë imët.
4E ftohni në frigorifer dhe më pas e shërbeni.