Sallata Çezar

spot_img

Perberesit per 4 persona

-300gr sallate romane (ose sallate jeshile)
-100gr djath parmixhano ne feta te holla (ose djath te forte kackavall)
-2 feta buke te bardhe
-1 veze te ziere per 1 minute ne uje me kripe
-2 thelpi hudhra
-10 luge vaj ulliri
-1 luge uthull te bardhe vere
-1 luge e vogel salce Worcestershire
-lengun e 1/2 limoni
-kripe
-piper

Pregatisim si fillim salcen me te cilen do te sperkatim sallaten duke vendosur ne mikser vezen e ziere paraprakisht, lengun e limonit, uthullen, salcen worcestershire, kripen, piperin, dhe i perziejme te gjitha per pak sekonda duke shtuar vajin e ullirit luge pas luge derisa te formohet nje salce e ngjashme me majonezen.

Presim fetat e bukes ne kubik te vegjel dhe i skuqim ne pak vaj ulliri te aromatizuar me hudhrat e shtypura.

Lajme sallaten romane (ose jeshile) dhe e thajme me letra kuzhine. E presim sallaten holle (ose e ndajme me duar), e vendosim ne nje tas qelqi, shtojme siper kubiket e skuqur te bukes, fetat e holla te djathit parmixhano dhe siper tyre salcen e pregatitur.

 

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles