Kjo salce shume e kendshme dhe e shpejte eshte nje element fantastik qe do ti jape shije gjelles suaj.Mund ta shoqeroni me shume gatime per ti dhene atyre me shume shije dhe larmishmeri.Une per vete e provova me peshk koce dhe pure.
Pergatitja e salces:
-2 domate te pjekura te grira ne rende
-2-3 thelbinj hudhre
-1 luge vaj ulliri
-nje grusht borzilok i grire
-pak majdanoz i grire
-ereza pikante me kripe (vegeta)
-1 luge salce
Se pari skuqini thelbinjte e hudhres pak ne vaj dhe me pas hiqini nga tava.Ne kete menyre ato do ta lejne eren e tyre aty.Me pas shtoni domatet e grira dhe majdanozin,borzilokun ,erezat dhe salcen dhe perzijini lehte ne zjarr te ulet.Sipas deshires mund te shtoni dhe pak uje.Servireni te nxejhte siper purese ose prane peshkut te skuqur.Ju befte mire!