Përbërësit
– 725 ml vaj farërash
-75 gr miell
-7 qepë të vogla
– 4 speca djegës
– 2 speca të gjelbër
– 800 gr domate të pjekura
– 250 ml qumësht
– hudhër, kripë, piper
Përgatitja
Në një tenxhere të madhe ngrohni vajin me zjarr mesatar. Hidhni pak nga pak miellin dhe vazhdoni ta përzieni. Lëren i të skuqet derisa përbërja të marrë një ngjyrë të praruar. Në këtë çast shtoni qepën, që e keni prerë paraprakisht copa-copa. Lëreni të ziejë për rreth 5 minuta, shton i domatet e lara dhe të prera në copa.
Tërë këtë masë përziejeni vazhdimisht. Shtoni qumështin dhe lëreni sërish të ziejë, ulni zjarrin dhe shtoni sheqerin dhe hudhrën. Hidhini kripë e piper dhe vazhdoni ta përzieni. Lëreni edhe për 10 minuta të tjera në zjarr të ngadaltë.
Në një tenxhere tjetër zieni uji dhe kur të ketë vluar zieni për 5 minuta specat e verdhë. Kullojini dhe grijini në mikser, derisa të bëhet si pure.
Hidhni salcën e domateve në çdo pjatë dhe shtoni në secilën një lugë pure specash.