-
Özgür Töre -
Ndërsa lufta Ukrainë-Rusi vazhdon, sulmet dhe shpërthimet në Krimenë e aneksuar rezultuan në një rënie të interesit të turistëve rusë për të vizituar rajonin.
Ndërkohë, çmimet e hoteleve në Soçi – resorti i njohur bregdetar i Rusisë, u rritën me 20-30 për qind.
Çmimi i një pushimi 10-ditor në një hotel me 4 yje në Soçi shkoi në 220 mijë rubla (rreth 2850 USD).
Sipas të dhënave të Shoqatës Ruse të Operatorëve Turistikë, pas sulmit në aeroportin e Simferopolit vitin e kaluar, kërkesa e turistëve për në Krime u ul me 30 për qind dhe çmimet e hoteleve u rritën me 40 për qind.
Moscow Times raportoi se çmimi i pushimeve në Soçi është bërë më i lartë se në hotelet e Dubait dhe se një pushim 10-ditor në Dubai mund të bëhet për 180 mijë rubla (2330 USD).
Thuhet se turistët rusë tregojnë interes edhe për opsionet e pushimeve në Shën Petersburg, Kazan dhe Moskë si alternativë ndaj Soçit.