Rreziku nga vji i gatimit

spot_img

Rreziku nga vji i gatimitNëse ka diçka që konsumohet çdo ditë e pothuaj çdo vakt, ai është vaji! Të gjitha ushqimet e përpunuara, akoma edhe buka përmbajnë vaj. Në çdo gatim përdoret vaj. Ky fakt e bën vajin të jetë ndër ushqimet që ndikojnë më shumë në shëndetin tonë, në varësi të cilësisë së tij.

Sipas studimeve të shumta, vaji i misrit dhe i lulediellit, kur nxehen formojnë substanca – aldehide, të cilat kanë efekt kancerogjen dhe nxitës për shumë probleme shëndetsore si dëmtim të arterieve, tension të lartë, inflamacion gjatë shtatzanisë dhe ulçër! Por, rreziku më i madh qëndron në ndikimin e vajit të gatimit në përbërjen yndyrore të trurit tonë.

Neuronet kanë një shtresë yndyre që i izolon dhe ajo përbëhet nga një raport i caktuar i acideve lyrore omega 3 dhe 6. Vajrat bimor si i misrit dhe lulediellit përmbajnë acide lyrore omega 6 me shumicë. Kjo bën që konsumi i tepruar i tyre të deformojë raportin e yndyrnave në tru.

Pasojat janë të lidhura ngushtë me probleme serioze të shëndetit mendor si disleksia, dementia etj. Me çfarë vaji të gatuajmë? Gjalpi, vaji i kokosit dhe vaji i ullirit janë yndyrnat që formojnë më pak aldehide kur nxehen. Për këtë arsye, është më mirë të gatuhet me to./Blerina Bombaj, dietologe/

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles