TIRANË, 7 janar/ATSH/ Ecja në natyrë është aktiviteti kryesor në Parkun Kombëtar Llogora, ku janë markuar 9 shtigje, rreth 50 kilometër gjithsej, të aksesueshme për të gjitha grupmoshat.
Duke ndarë foto nga Llogoraja, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se “një nga shtigjet kryesore është ‘Qafa e Çezarit-Burimi i Ponaçes’”.
“Shtegu i Çezarit është krijuar si shteg i cili lidh së bashku Parkun Kombëtar Llogora, Parkun Natyror Karaburun dhe Monumentin e Natyrës Delta e Përroit të Palasës. Ky shteg ndërthur dimensionin natyror me atë kulturor dhe risjell një nga ngjarjet historike më të përmendura për periudhën antike”, tha Klosi.
/m.m/j.p/r.e/