Përbërësit:
500 fileto viçi
vaj ulliri
½ gotë raki
kripë e piper i zi
Përgatitja:
Lidhim fileton e mishit me spango kuzhine dhe e rrotullojmë në një shtrat kripe e piperi të zi nga të gjitha anët, pastaj e skuqim në një tigan me pak vaj, me zjarr të fortë për disa minuta (kemi kujdes ta mbulojmë tiganin me kapak, për t’u ruajtur nga pikat e vajit). Pasi e largojmë tiganin nga zjarri, e shuajmë me gjysmë gote rakie.
E vëmë mishin në një tavë xhami me gjithë lëngun e vet, dhe e pjekim në furrë të nxehtë me 180 gradë për 10 min. Heqim roston nga furra dhe e lëmë 15 min në qetësi duke e shtypur përsipër me diçka të rëndë. Pastaj e presim në feta të cilat i vendosim në një pjatë dhe i hedhim pak nga yndyra e pjekjes.