Posted on

Rosto derri me portokalle

rosto derri

rosto derriPërbërësit :

250 gr fileto derri

2 lugë miell

1 dhe ½ portokalle të mëdha

1 thelpi hudhër

1 lugë gjelle brandy

1 degëz rozmarinë

Pak verë e bardhë

Pak margarinë

Vaj

Kripë

Përgatitja:

Shtrydhni lëngun e portokalleve. Qëroni thelpin e hudhrës dhe priteni hollë. Pastroni filetot nga dhjami dhe kalojini në miell. Ngrohni vajin dhe margarinën në një tigan, shtoni hudhrën, shtoni mishin, duke i hedhur nga të gjitha anët gjethe rozmarine, shtoni verën, brandyn dhe lërini në flakë të lartë. Pastaj shtoni lëngun e portokallit, kripën dhe uleni flakën gradualisht. Lëreni për 30 minuta duke e kthyer mishin herë pas here.