Përbërësit

  • 900 gr preshë
  • 12 pjesë përshutë të tymosur
  • 12 pjesë djath (djathin që përdorim për hamburger)
  • 1 gote ajkë
  • 1 luge miell
  • 1 luge gjalpë
  • 1 gote djathë të grirë në rende
  • piper i zi
  • Krip

Hapat

  1. Preshin e pastrojmë nga fletët e njoma, për këtë rast na duhet vetëm koka e preshit.
  2. Preshin pastaj e prejmë në madhësi 7.5cm, kështu fitojmë 14-16 pjesë.
  3. Në një tigan vendosim gjalpin, e shkrijmë atë, pastaj shtojmë miellein gradulaisht duke e përzier, që mielli të mos mbetet me kokrra, pastaj ia ulim temperaturen e zjarrit, dhe gradulaisht shtojmë ajken duke e përzier kështu për 5 minuta, pas kësaj salca është gati.
  4. Fillojmë të krijojmë rolet, fillimisht shtrijmë përshuten, sipër shtojmë djathin pastaj vendosim preshin, dhe fillojmë të krijojmë role, kështu derisa të përfundojmë me preshët që kemi prerë.
  5. Rolet e përgaditura i rendisim në tavë, sipër shtojmë salcen e përgaditur dhe djathin e grirë në rende.
  6. Taven e pjekim në furrë për 20-25 minuta, në tmperaturë 180 gradë.
    Ju bëftë mirë