Përbërësit: 100 gr miell, 140 gr sheqer, 10 gr mjaltë, 5 vezë mesatare, 2 vanilje
Mbushja : Nutela
Mbulesa: Sheqer pudër
Për brumin: Përzjejmë sheqer, mjalt, vanilje e i rrahim sa të bëhen kremoze. Rrahim të bardhat marenge e shtojmë 50 gr sheqer.
Këtë masë e bashkojmë me masën mjalt-vanilje-sheqer,me ndihmën e një shpatulle. Pastaj rrahim të verdhat dhe i shtojmë dhe ato te masa.
Shtojmë miellin, duke përzierë lehtë. Brumin që zëmë e hapim petë me trashësi 1 cm mbi një letër pjekëse.
I japim formën e një drejtkëndëshi. E pjekim në furrë 220 gradë për 6-7 minuta, jo më shumë. Duhet të marri ngjyrë floriri ndërsa furra s’duhet të hapet gjatë pjekjes.
Nuk duhet të dalë jashtë lagështira. E nxjerrim nga furra, e spërkasim me sheqer dhe e mbështjellim me letër cellofoni se s’duhet t’i ikë lagështira, se pastaj thahet e thërrmohet. Kur të ftohet, shtrojmë sipër nutela, duke e shtruar mirë me shpatull.
Në të katër anët nuk hedhim nutela, lëmë një distance 2 cm. E rrotullojmë për ta bërë rolo’ me ndihmën e letrës pjekëse dhe e fusim në frigoriferi për 30 minuta, bashkë me letrën.
Pasi e nxjerrim nga frigoriferi, i presim të dy anët dhe e lyejmë me sheqer pudër të përzier me vanilje. Pastaj e presim në feta.
Shënim: në vend të nutellës,mund të vëmë marmelatë, krem pastiçerie etj.