Përbërësit

  • 500 gr mish i bluar
  • 3 vezë të ziera
  • 1 pjese buke bajate
  • 1 qepë
  • 1 vezë
  • 1 luge ujë
  • 100 gr miell
  • 100 gr galetë
  • Krip,piper i zi,piper i kuq,vegete, rigon
  • 2 luge miell

Hapat

  1. Se pari ziejme vezet mire.Pastaj marim mishin dhe e perziejme me buken e njomur ne qumesht dhe te ndrydhur qe ti heqim qumshtin.
  2. Pastaj shtojme nje qepe te grire imet ,nje veze, pak miell,dhe nje luge uje.
  3. Krejt kete mase i kriposim sipas deshires me krip,piper te kuq djeges ,piper te zi,vegete dhe pasi e perziejme e leme te pushoj 30 minuta,
  4. Pastaj marim vezet e ziera dhe te qeruara dhe bejme nga nje topth nga mishi te cilin e shtrijme ne forme pete dhe ne mes te secilit veme nga nje veze te zier dhe pastaj i mbeshtjellim mire dhe i kalojme neper miell, pastaj ne vezen e tundur,dhe pastaj neper prezle dhe i fergojme ne vaj te bollshem.