Role gjeldeti me spinaq

spot_img

Role gjeldeti me spinaqNevojiten:
* 1,2 kilogram mish i bardhë gjel deti
* 4 vezë
* 100 gramë kaçkavall
* 300 gramë spinaq
* 2 thelpinj hudhre
* 2 karota
* 200 gramë lulelakër
* 1,5 decilitër verë e bardhë
* 50 gramë gjalpë
* 1 decilitër vaj
* mëlmesa të përziera, kripë, piper i zi

Përgatitja:
1. Mishi i bardhë i gjeldetit pritet në mënyrë të tërthortë mes për mes. Pastaj rrahet me çekan druri, në mënyrë që të fitohet bërxollë e formës drejtkëndëshe.

2. Vezët tunden dhe u shtohen mëlmesa sipas shijes, derdhen në tiganin e lyer me vaj dhe fërgohen mirë në të dy anët.

3. Vezëve të fërguara u hedhet kaçkavall i grirë në rende dhe pritet që kaçkavalli të shkrihet.

4. Spinaqi zihet në ujë me kripë dhe gri het imët. Karotat qërohen dhe priten në shkopinj, ndërsa lulelakra ndahet në copë.

5. Në pak vaj kaurdiset spinaqi dhe hudhra, përzihen dhe u shtohen mëlmesa sipas shijes.

6. Karotat dhe lulelakra zihen në ujë me kripë, në mënyrë që të zbuten.

7. Bërxollës së gjeldetit, të rrahur me çekan druri, i shtohen mëlmesa sipas shijes. Pastaj bërxolla vendoset në letër alumini dhe mbulohet me vezët e fërguara. Shtrihet mbushja me spinaq, përmbi renditen karrotat e ziera dhe lulelakra. E tëra bëhet role dhe përforcohet me pe kuzhine.

8. Roleja e mbushur mbështillet me letër alumini dhe piqet në furrën e nxehtë në 250 Qe. Nga fundi i pjekjes hiqet letra e aluminit, rolesë i derdhet verë e bardhë, lyhet me gjalpë dhe roleja kthehet në furrë për t’u pjekur derisa të skuqet. Roleja lihet të ftohet, pritet në copë dhe shërbehet me perime të ziera.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles