Përbërësit (për person)
-Oriz 10 gr
-Mollë Jeshile 20 gr
-Kungull 20 gr
-Zaferano 2 gr
-Salcë Kerry 2 gr
-Salcë Soje 2 gr
-Kopër 2 gr
-Karrota 20 gr
-Patate 20 gr
-Qepë 10 gr
-Limon 1/2 kokrre (lëng)
-Vaj ulliri 10 ml
-Hudhra 1 thelpi
Pregatitja
Në një tigan nxehim vajin e ullirit dhe shtojmë thepinë e hudhrës. Shtojmë me radhë, qepën e grirë hollë, kungullin në forma gjysëm hëne, patatet, karrotat në formë kubike dhe i perziejmë. Kur perimet të jenë zbutur hedhim orizin dhe vazhdojmë e përziejmë derisa kokrrat e orizit të zverdhen. Më pas shtojmë buljonin lugë-lugë derisa orizi të jetë gati. E heqim nga zjarri dhe shtojmë mollët e prera në kubikë, zaferanon, salcën kerry pluhur dhe pak salcë soje. Përziejmë gjithë përbërësit dhe e spërkasim me kopër dhe pak djathë parmixhan.Kjo recete sjell një shije të vecantë të rizotos.