Rinisja e udhëtimeve/ 80 pasagjerët e parë lundruan dje nga Saranda drejt Korfuzit

spot_img

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Këtë sezon turistik, rinisën më 1 korrik udhëtimet me traget nga Saranda drejt ishullit helen të Korfuzit, pas një nderprerje të gjatë në kushtet e masave të kufizimit të lëvizjes nga pandemia covid-19.

Burimet portuale në portin e Sarandës, bënë të ditur se, rreth 80 pasagjerë udhëtuan të enjten në orën 16.00 nga Saranda drejt Korfuzit.

Rifillimi i udhëtimeve me traget drejt Korfuzit ishte paralajmëruar edhe nga Prefekti i Qarkut Vlorë Flamur Mamaj pak ditë më parë gjatë një takimi me bizneset turistike në Sarandë.

Mesohet se kushtet për të udhëtuar drejt Greqisë janë: Testi negativ PCR dhe certifikata e vaksinimit .

Udhëtimet drejt Greqisë nëpërmjet linjes ndërkombëtare detare Sarandë-Korfuz u ndërprenë para 470 ditësh për shkak të pandemisë globale.

Porti i Sarandës mbetet një prej Pikave të kalimit kufitar, ku nisen drejt Greqisë dhe vendeve të tjera të BE-së, një numër i madh udhëtarësh, një pjesë e të cilëve janë turistë të huaj.

Sipas burimeve zyrtare, para pandemisë globale, gjatë vitit 2018 në Portin e Sarandë, kanë hyrë dhe dalë 482 mijë pasagjerë. Nëpërmjet këtij porti gjate 2021-it pritet të hyjnë në vendin tonë, një numër i lartë turistësh të huaj, kryesisht nga vende të Europës Perëndimore. /sh.h/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles