Përbërësit

  • 400 gr gjoks pule
  • 150 gr gjethe spinaqi të freskët
  • 2 dcl qumësht orizi
  • 4 thelpinj hudhre
  • 2 lugë çaji grurë thërrmija
  • 1 lugë çaji kerri erëza të përziera
  • 1 lugë çaji spec të bluar të ëmbël
  • kripë sa mund të kapet me katër gishta

Hapat

  1. Në tavë fërgojeni mishin e pulës nga të dy anët për 4 minuta.
  2. Fletët e spinaqit kaloni nëpër ujë të vluar.
  3. Mishit të pulës shtoni 1 dcl ujë, fletët e spinaqit, thelpinjtë e prerë trashë dhe të gjithë përbërësit zieni për 10 minuta, pastaj shtoni qumështin e orizit dhe erëzat dhe vazhdoni t’i zieni edhe 15 minuta.
  4. Para përfundimit të zierjes thërrmijat e grurit përzieni me 2 lugë lëngë mishi, përzieni në gjellë, shtoni zjarrin dhe pasi që gjella të vlojë përfundojeni zierjen.
  5. Për shtojcë ju rekomandojmë oriz të zier, apo patate të ziera.