Receta natyrale për trajtimin e hemoroideve (fiq dhe kajsi të thata)

spot_img

Shkruan: Dr. Ismail Lutolli, specialist pediatër, subspecialist nutricionist – dietolog

Fiq dhe kajsi të thata me ujë

Përbërësit:

 • Dy fiq të thatë

• Dy kajsia të thata

• 300 ml ujë të ngrohtë

Përgatitja:

1. I pastron fiqët dhe kajsitë dhe i
vendosë në një enë me ujë të ngrohtë

2. Sasia e ujit duhet të jetë 300 ml.
E mbuloni enën ku i keni vendosur

 3. Duhet të qëndrojnë së paku 12 orë.

Përdorimi :

• Në mëngjes esull hani dy fiq në
pjatë dhe gjithashtu pini gjysmën e ujit në të cilën qëndruan fiqët gjatë
natës.

• Në mbrëmje i hani edhe dy kajsiat
tjera dhe e pini ujin e ngelur

• Vazhdone këtë proces për katër javë.

 Dobitë shëndetësore:

Fiku ka fara të vogla që
stimulojnë lëvizjet peristaltike të zorrëve, gjë që e bën më të lehtë kalimin e
jashtëqitjes përgjatë traktit tretës dhe zvogëlimin e presionit në anus. Është
i pasur me kalium, kalcium, hekur, fosfor, bakër, dhe vitamina B6, C, si dhe
beta-karotinë. Përmbajtja shumë e ulët e yndyrave dhe përmbajtja më e lartë e
fibrave, më shumë se cilado pemë dhe perime tjetër, është një nga arsyet se pse
fiku do të duhej të konsumohet shumë shpesh.

Kajsitë kanë vlerë të lartë ushqyese që mund të ndihmojë në shërimin e problemeve të ndryshme shëndetësore. Kajsitë janë laksativë i lehtë. Konsumimi i rregullt i tyre mund të parandalojë kapsllëkun dhe të mbajë të pastër zorrën e trashë. Pra, roli i tyre është mjaft i rëndësishëm në përmisimin e vështirësive me jashtëqitjen dhe hemoroidet./www.familjadheshëndeti.com

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles