Receta italiane e supës me perime, nuk duhet refuzuar!
INGREDIENTËT
1½ lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë e madhe e prerë imët
1 gjoks pule
2 degë selino të prera imët
2 karota të prera imët
6-7 kërpudha të freskëta të prera në copa të vogla
2-3 thelpi hudhra
1 gotë me salcë domateje të bërë vetë
7 gota me lëng pule
1 filxhan me misra të ngrirë
1 filxhan me fasule të ngrira
1 tufë majdanoz i freskët për garniturë
Kripë, piper për shije
½ filxhan me djathë të grirë parmixhano
UDHËZIMET
1
Në një tenxhere në zjarr mesatar skuqni qepën me pak vaj.
2
Shtoni hudhrat, karotën, selinonë, kërpudhat dhe i përzieni vazhdimisht derisa të zbuten për gati 10 minuta.
3
Shtoni më pas mishin e pulës, që duhet ta keni zierë paraprakisht në ujë me kripë dhe ta ndani në kubik të vegjël.
4
Shtoni salcën e domateve, mishin e pulës, misrat, fasulet dhe lëngun e pulës. I lini të ziejnë të gjitha bashkë për 20 minuta.
5
Nga fundi i rregulloni shijen me kripë, piper, djathë parmixhano dhe majdanoz të freskët.
6
Fikeni zjarrin dhe shijojeni supën të nxehtë!