Rasenik

spot_img

RasenikRaseniku eshte lloj i pites, gatim i njohur dhe i perhapur ne shum vende te kosoves.
Përbërësit

Brumi:
-1kg.miell
-0.5L ujë
-1 lugë gjelle krip
-200 gr gjalpë ose 2 dl vaj
-1 kokë lakre të bardhë mesatare
-200 gr mazë
-1 gotë qumshtë
-1 lugë gjelle krip

Përgatitja:pite

Ujit me krip ua shtojmë miellin (së pari afër 600gr. pastaj duke i shtuar nga pak gjer sa të fitojmë brum homogjen, mesatarisht i fortë). Brumin e formuar e ngheshim dhe e ndajmë në 20-22 sopëza me madhësi të vesë, I ngjeshim një nga një kuleçët dhe I lëmë te mbuluar me picetë kuzhine 10- 20 min. Kështu brumi është i gatshëm për pite.

Lakrën e grime e zijmë 15 min. e kullojmë mirë ( e ndrydhim me duar deri sa e lëshon langun) mandej ia shtojmë një gotë qumshtë, një lugë krip dhe mazën.

Brumin e pitës e ndajme në dy vende nga 11 kuleqë. Kuleqtë i t’hollojmë dhe i reshtojmë një mbi një duke i lyer secilin me nga një lugë yndyrë . Në njërin katmerë me 11 kuleqë, që e shtrijmë mbi tepsinë e lyer me yndyrë e vendosim yçin me lakëre, pastaj sipri e shtrijmë katmerin tjeter dhe e formojmë rrethin e pites duke i bashkuar skajet e dy katmerëvë. Raseniku pjekët për afër 40 min. dhe servohët me turshi e posaqërisht domate.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles