Përgatiten qoftet e fërguara si zakonisht. Në lyrën e mbetur kaurdiset qepa e grirë në formë gjysmërrethi, mbulohet kapak sa të zbutet, hidhen domate ose salcë, kripë, piper, dafinë, pak ujë dhe ziejnë mbuluar me kapak sa të zbuten.
Në fund hidhet pak uthull e hudhra. Në tavë rreshtohen qoftet, sipër qepa e përgatitur dhe vihen në furrë. Qoftet të dalin pa lëng, qepët në lyrën e vet.
Shërbehen me perime sote, pilaf ose makarona.
Për 4-5 persona duhen: mish i grirë 1 filxhan çaji, bukë 1 fetë e hollë, vezë 1 kokërr, qepë 2 kokrra mesatare, kripë, piper, majdanoz, miell 2 lugë gjelle, vaj 5-6 lugë gjelle, qepë për salcën 5-6 kokrra mesatare (150 g) për person, hudhra 3-4 thelpinj, uthull 2 lugë gjelle, domate 2 kokrra mesatare ose salcë 1 lugë gjelle.