Qofte spinaqi te mbushura me djathe INGREDIENTËT 200 gram spinaq 3 vezë të rra…

spot_img

Qofte spinaqi te mbushura me djathe

INGREDIENTËT

200 gram spinaq
3 vezë të rrahura
1 filxhan me mozzarella
¼ filxhan me borzilok të freskët
1 lugë çaji me hudhër pluhur
1 lugë çaji kripë
115 gram miell
2 lugë gjelle bukë të grirë imët
UDHËZIMET

1
Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2
Lani mirë spinaqin dhe i lini për 10 minuta në një tas me ujë të nxehtë.

3
Më pas e shtrydhni spinaqin me dorë për t’i hequr ujin. E prisni imët me thikë.

4
E kaloni në një tas dhe i shtoni sipër vezët, djathin e grirë, bukën borzilokun e freskët, kripën, piperin dhe miellin.

5
I përzieni mirë të gjitha bashkë dhe me ndihmën e një luge filloni e formoni toptha të vegjël.

6
I fusni në furrë për 25 minuta në temperaturë 200 gradë.

7
Shijojini të ngrohta duke i shoqëruar me salcë domateje, mustardë ose xaxiqi.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles