Qofte peshku INGREDIENTËT 300 gr gjuhëz e pastruar 2 karota 1 finokë 1 presh, …

spot_img

Qofte peshku

INGREDIENTËT

300 gr gjuhëz e pastruar
2 karota
1 finokë
1 presh, vetëm pjesa e bardhë
2 patate
Pak lulelakër
1 vezë
Disa lugë miell
Disa lugë galetë (peksimadhe)
Vaj luledielli për skuqje
Pak kripë
UDHËZIMET

1
Pastroni peshkun me kujdes nga halat dhe vendoseni të ziejë së bashku me perimet me pak kripë. Nëse dëshironi mund edhe t’i piqni në furrë ose t’i zieni në avull.

2
Grini perimet me peshkun në një mikser dhe bëjini pure.

3
Formoni me duar qofte të vogla të cilat do t’i lyeni më parë në miell, pastaj me një vezë të rrahur dhe me galetë.

4
Skuqini në vajin e nxehtë derisa të bëhen krokante.

5
Hiqini dhe më pas u përthani vajin e tepërt me një letër kuzhine dhe nëse është e nevojshme shtoni akoma pak kripë sipër.

6
Qoftet e peshkut janë gati. Shijojini!

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles