Përbërësit

PËRBËRËSIT PËR 8-9 QOFTE (TË MËDHA)

  • 400 gr oriz
  • 1 lt lëng perimesh
  • 50 gr gjalpë i butë
  • 100 gr djathë të grirë
  • 1 pluhur shafrani

PËR MBUSHJEN

  • mocarela
  • proshutë në kubikë

Hapat

  1. Shkrijmë gjalpin në enën ku do ziejmë orizin. Shtojmë orizin, e kaurdisim me gjalpin e më pas shtojmë gradualisht lëngun e perimeve duke përzier hera herës. Në përfundim të zierjes shtojmë shafranin pluhur dhe djathin e grirë.
  2. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për rreth 1 orë. Nisim përgatitjen e qofteve duke marrë në duar një sasi të konsiderueshme orizi, për një qofte të madhe, brenda së cilës vendosim një kubik mocarele dhe disa proshute.
  3. Përfundojmë qoftet, i kalojmë në bukë të grirë dhe i skuqim në vaj misri.