Qofte në salcë domateje

spot_img

Përbërësit për 4-6 persona:
500 gr mish i grirë
60 gr bukë bajate, 1-2 qepë, 1 veye, 2-3 lugë gjelle vaj, 300 gr oriz
1 thelb hudhre, 2 presh, 1 kg domate (ose 1 dozë 425 ml), 2-3 lugë gjelle salcë domateje, pipër i zi dhe i kuq, kripë, 1 dozë misër (425 gr), majdanoz

Përgatitja:
Buka qitet në një enë me pak ujë të ftohtë, dhe lihet të zbutët. Qeptë qërohen e grihën imët. Buka e zbutur hiqet nga uji, ndrydhët e qitet në mish, qitet edhe gjysma e qepëve të grira, veja e mëlmesa dhe, mishi përzihet mirë.
Yndyra qitet mbi zjarr, nga mishi formohen qofte dhe qitën e fërgohen diku rreth 7-8 minuta, duke i rrotulluar herë pas herë, qoftet hiqen nga yndyra dhe lihen në një anë. Në një enë qitet ujë të valohet, qitet kripa e orizi dhe në temperaturë të ulët lihet të zihet 18 minuta, pastaj hiqet nga zjarri dhe derdhet në kulluese.

Preshtë lahen e grihën në rrathë. Hudhra qërohet e grihët imët. Domatet nëse janë të freskëta, qitën në ujë të valë dhe lihen të përvëlohen 2-3 minuta. Hiqen nga uji, shpëlahen më ujë të ftohtë, qërohen e prehën në copa të vogla.

Në yndyrën ku janë fërguar qoftet, kaurdisën preshtë, qeptë dhe hudhra, pastaj shtohen domatet e grira, qitën edhe mëlmesa sipas dëshirës dhe salca zihet edhe 5-6 minuta. Misri hiqet nga doza qitët në kulluese dhe i shtohet salcës, pastaj edhe qoftet e fërguara qitën mbi salcë dhe të gjitha së bashku zihen edhe 2-3 minuta.

Ena hiqet nga zjarri. Salca shërbehet me oriz, majdanozi i freskët hidhet sipër.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles