-1 kg spinaq,
-4 vezë,
-3 qepë të njoma,
-9 lugë gjelle miell,
-Kopër,
-4 lugë gjelle kaçkavall të grirë,
-kripë,
-piper,
-vaj.
Përgatitja:
Lahet spinaqi dhe zihet për 5 minuta. Më pas e kullojmë mirë dhe e grijmë hollë. Hedhim të gjithë përbërësit tek spinaqi, me përjashtim të vajit, i përziejmë mirë bashkë me spinaqin. Më pas, nga masa e cila duhet të jetë e trashë, formojmë qofte, të cilat i lyejmë pak me miell dhe i skuqim në një tenxhere me shumë vaj derisa të marrin ngjyrë kafe të artë.