Qofte me qumësht

spot_img

Qofte me qumështPërbërësit:

300 g mish viçi i grirë
200 g mish derri i grirë
50 g pançetë fetë
40 g tul buke
qumësht i freskët
1 vezë
1 qepë
4 gjethe sherbelë
40 g parmigiano i grirë
1 limon
2 lugë pana e freskët
40 g gjalpë
miell
arrëmyshk
kripë e piper

Përgatisim brumin:

Lagni bukën në ½ l qumësht për 5 minuta, kullojeni, shtrydheni. Me duar të njoma, krijoni qofte me mishin e grirë, qepën e grirë, parmigiano, e vezë e tulin e bukës. Mbulojini me miell dhe skuqini  në një tigan të madh me gjalpë. Shtojini lëkurën e një limoni të qëruar me qërues patatesh, gjethet e sherbelës të lara. Hidhni 2 dl qumësht të valët dhe vazhdoni me gatimin me flakë të ulët për rreth 30 minuta. Kulloni qoftet nga qumështi dhe mbajini të ngrohta midis 2 pjatave ose në furrë të shuar. Hidhni lëngun e pjekjes së qofteve në një mikser, hiqini gjethet e sherbelës, shtojini panën dhe pak kripë e piper. Përzini në mikser derisa të bëhet salcë. Hidheni mbi qoftet e ngrohta dhe shërbejeni menjëherë.

Burimi: Living.al

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles