Përbërësit

  • 750 gr mish
  • 1 qepë
  • 2 vezë
  • 1 gote te cajit miell misri
  • kripë
  • Biber i zi

PËR PATATE

  • disa copa patate
  • qimnon
  • biber të kuq

Hapat

  1. Qepët i fusim në blendar, pastaj i shtojmë të gjithë përbërësit në një enë.
  2. Ia japim formën dhe i vendosim në letrën e pjekjes.
  3. Në temperature 180 grade celsius i pjekim. Patatet i premë në copa të holla.
  4. Kripe, qimnon, biber të zi, biber të kuq i hedhim përmbi patate.
  5. Pastaj 1 luge te gjellës vaj vegjetal dhe i vëmë në furrë për pjekje.
  6. Ju bëftë mirë!