Përbërësit:
-150 g lulelakër
-2 lugë çaji kripë
-1 lugë çaji piper
-2 thelbinj hudhër të grirë
-100 g qepë të prera hollë
-50 g majdanoz të grirë
-100 g miell
-70 g djathë parmixhan të grirë
-1 vezë
-vaj për skuqje
Përgatitja:
Ziejmë derisa të jetë zbutur lulelakrën, më pas e vendosim në një enë dhe e shtypim derisa të bëhet si brumë. Shtojmë lart kripën, piperin, hudhrën, qepët, majdanozin, miellin, djathin parmixhano dhe vezën. I përziejmë të gjithë përbërësit dhe formojmë qoftet me dorë, duke i dhënë formën që dëshirojmë. I kalojmë në miell nga të dyja anët dhe i skuqim në vaj të nxehtë.