Qofte me lëng

spot_img

Qofte me lëngPërbërësit:

– 400 gr mish i grirë mëshqerrë
– 100 gr salsiçe
– 20 gr djathë I grirë kaçkavall
– 500 gr domate të qëruara
– 4 lugë me vaj ulliri
– 1 kokërr vezë, piper dhe kripë

Përgatitja:

Bashko me një tas mishin e grirë me salsiçet pasi u ke hedhur cipën, me vezën dhe me djathin e grirë. Hidhi kripë dhe piper sipas dëshirës dhe ngjeshi derisa të bëhet një brumë homogjen. Merr një lugë të vogël sa më shumë sferike dhe me duart e lagura, jepu formë qofteve të shumta.
Rrihi domatet e qëruara bashkë me lëngun e tyre. Nxehe vajin në një tenxhere, vendos aty qoftet e vogla dhe vëri të skuqen. Shtoju pastaj salcën e domateve, ndreqi me kripë dhe zieji mbi flakë jo të fuqishme për rreth 30 minuta. Për t’i bërë sa më të buta qoftet e vogla, përziej në brumin homogjen 30 gr tul buke të regjur në qumësht dhe të shtrydhur, ose një patate të vogël të zier dhe të shtypur. Që lëngu të bëhet sa më i trashë, qoftet e vogla, para se t’i ziesh, lyeji lehtë e lehtë me miell.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles