Përgatiten qoftet si zakonisht, skuqen dhe vihen në tavë. Rrihen vezët me miell, hidhet kos, pak ujë, përzihet masa dhe u hidhet qofteve sipër. Spërkaten me gjalpë dhe piqen sa të mpikset kremi.
Për qoftet: masa si te qoftet e fërguara.
Për kremin: vezë 2 kokrra, kos 2 gota, ujë 1 gotë, miell 1 lugë gjelle, kripë, gjalpë 1 lugë gjelle.
Shënim: Sipas mundësisë po të kemi lëng mishi, mielli kaurdiset pak, shuhet me lëng mishi dhe, si të ftohet, bashkohet me kosin dhe vezët.