Qofte me gjize dhe me salce domatesh

spot_img

50gr gjize dele (ne pamundesi te saj mund te perdorim gjize lope)
140gr tul buke
2 veze

1 thelb hudher
100gr djath kackavall te grire
1 luge te vogel majdanoz
piper
kripe
Per salcen
750ml salce domatesh
5 luge vaj ulliri
1 thelb hudher
kripe
Therrmojme 140gr buke me duar ose me ndihmen e nje mikseri, e vendosim ne nje tas te thelle bashke me gjizen e deles, vezet, thelbin e hudhres se shtypur, djathin kackavall te grire, majdanozin dhe pak piper. I perziejme te gjithe keta perberes bashke derisa te formohet nje mase e bute, por e lidhur, me pas e provojme perkripe dhe i shtojme aq sa nevojitet.
Ne nje tigan hedhim vajin e ullirit dhe thelbin e hudhres se shtypur (te cilin e leme derisa te marre nje ngjyre te arte dhe me pas e heqim nga vaji), shtojme salcen e domateve, pak kripe dhe i ziejme te gjitha bashke ne zjarr te avashem.
Lyejme duart me pak vaj ulliri dhe formojme disa sfera te vogla sa nje arre me masen e perftuar te cilat i hedhim ne salcen qe eshte duke zjere. I leme te ziejne edhe per 10 minuta dhe me pas i heqim nga zjarri dhe i servirim menjehere.
*Keshille: Nqs doni te provoni nje variant tjeter te kesaj recete, skuqini ne vaj te nxehte qoftet me gjize dhe me pas hidhini ne salcen e domateve.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles