Qofte juvarllaqe

spot_img

qofteNë mishin e grirë hidhet orizi gjysmë i zier, të bardhat e vezëve, kripë, piper, qepë e grirë në rende, majdanoz i grirë. Përzihet e gjithë masa, ndahet në qofte, u jepet formë e rrumbullakët dhe ziejnë në ujë të valuar me kripë e pak limontoz, duke i hedhur pjesë-pjesë që të mos pritet vala se hapen. Pastaj hiqen me lugë me vrima.

Në tenxhere kaurdiset me gjalpë mielli sa të zverdhet pak e të fitojë shije, hidhet qumësht, lëngu i qofteve, zihet pak, hiqet nga zjani, pritet me të verdhat e vezëve dhe me kujdes hidhen qoftet brenda. Sipër hidhet gjalpë dhe majdanoz i grirë hollë. Qoftet ruhen në vend të ngrohtë, nuk duhet të marrin valë se pritet veza.

Në qoftë se nuk është e thartë, sipas dëshirës i hidhet lëng limoni. Për 1 masë duhen: mish i grirë 250 g ose 1 filxhan çaji, vezë 2 kokrra, oriz 2-3 lugë gjelle, qepë 1 kokërr mesatare, gjalpë 1 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, qumësht 1 gotë ujë, kripë, piper, majdanoz.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles