Perberesit:
-Lëng perimesh
-250 gr bullgur
-1 qepë
-200 gr djathë
-100 g ullinj pa bërthamë
-4 vezë
-Kripë, piper
-Rigon, vaj ulliri
Përgatitja:
Vini të ziejë lëngun e perimeve dhe shtojini bullgurin për 1 minutë. Hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni mënjanë për 15 minuta, derisa bullguri të fryhet. Ndërkaq, grini qepën imët, shpërbëni djathin dhe prisni ullinjtë hollë. Bashkojini këta përbërës, duke shtuar vezët me bullgurin. Përziejeni derisa të përftoni një masë homogjene. Rregulloni me kripë, piper dhe rigon. Provojeni në shije për kripën. Me brumin që përgatitët, formoni toptha në madhësinë që dëshironi, në formë qoftesh. Skuqini në zjarr të fortë. Shërbejini me salcë domatesh ose me kos, sipas dëshirës.