Qepa e re burim i shkëlqyer i vitaminave

spot_img

Qepa e re është kultivuar në kopshte kineze para 5 000 vjetësh! A e keni ditur që egjiptianët e lashtë kanë konsideruar që koka e qepës së re simbolizon kozmosin?

E shikuar nga aspekti ushqyes, qepa e re paraqet kombinimin ideal të qepës dhe perimeve. Është burim i shkëlqyer i vitaminave K dhe C, dhe burim shumë i mirë i vitaminës A.

Nëse recetat tuaja të zakonshme dëshironi t’i bëni më të shijshme, ju sugjerojmë që në vaj së pari të hidhni rrathë të vegjël të qepës së re. Po kështu mund ta shtoni në perime, siç është lulelakra dhe patatja.

Kërpudhat po ashtu shumë mirë kombinohen me qepën e re, edhe tek të gjitha gjellët kineze. Pasi që karakterizohet me shije më të lehtë nga të gjitha format e tjera të qepës, qepa e re në mënyrë të shkëlqyeshme kombinohet me të gjitha llojet e sallatave. Me të madhe përdoret në ushqimin oriental edhe si përbërës, edhe si dekorim.

Qepa e re është bimë jashtëzakonisht ushqyese, e cila organizmit i ofron një varg të përparësive shëndetësore. Është e pasur me vitamina dhe minerale të cilat ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Ul nivelin e sheqerit në gjak, është aleate në luftë kundër problemeve gastrointestinale, shëron ftohjen, lehtëson tretjen dhe përshpejton qarkullimin e gjakut në organizëm.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles