-1 kg miell
-2 gota qumësht +1 gotë uj
-2 lugë krip
-1 lugë maj buke
-150 gr gjalpë
-300 gr djath apo gjizë
-2 vezë
-1 ajkë
Përgatitja:
Brumi I qahisë nxinët me qumësht, ujë ,1 lugë krip, maj buke dhe miell. Pastaj e lëmë të qëndrojë 1-1orë e gjysmë i mbuluar në vendë të ngrohtë gjer sa të vije. Brumin e ardhur e ndajmë në 6-7 kuleqë të cilët i t’hollojmë dhe i palojmë një mbi një duke I spërkatur me yndyr dhe përzirjen e djathit me ajkë dhe vezë, ndersa peta e sipërme lyhet me më shumë yndyrë. Qahinë e pjekim afër 40 min. dhe e servojmë të nxehtë me kos, turshi apo specë te skuqur në vajë.