Qafë viçi e mbushur role

spot_img

Qafë viçi e mbushur rolePër 6 persona:

Mish  1250 kg, me gjithë kocka
Margarine 3 lugë
Speca të kuq 2 copë
Hudhra 5 thelpinj
Majdanoz 1 tufë
Kripe e piper
Qepë 1 kokërr të madhe
Karota 3 rrënjë
Hiqet kocka nga pjesa e qafës si dhe membranat e dejet. Shtrihet në tavolinë (e larë mirë) në mënyrë që pjesa e brendshme e qafës të mbështetet në tavolinë. Priten pjesët e tepërta që mishit e marrë formën katrore të zgjatur pak, rrihet që të bëhet i njëtrajtshëm. Mbi sipërfaqen e mishit hidhet kripë dhe piper i shtypur trashë, specat e kuq të prera në kubikë, hudhrat e shtypura si dhe majdanoz i grirë hollë. Hidhen në mënyrë të shpërndarë në të gjithë sipërfaqen e mishit. Mbështillet mishi në formë cilindrike dhe lidhet me spango duke pasur kujdes që të ruhet trashësia uniforme e rolesë. Vendoset në tavë të përshtatshme,  të lyer me yndyrë, hidhen qepët me karotat pasi janë pastruar, larë e prerë në copa të mëdha. Lyhet mishi me yndyrë hidhet pak kripë dhe vendoset në furrë që gjatë kohës së pjekjes të spërkatët me pak lëng mishi, i cili mund të përfitohet nga kocka e pastruar dhe nga mbeturinat e mishit të pastruar. Kur përfundon pjekja , hiqet mishi dhe pasi ftohet pak hiqen spangot, priten në dy copa per racion dhe shërbehen me patate të fërguara ose zarzavate të ndryshme të ziera. Nëse shërbehet e ftohtë shoqërohet me sallatë jeshile në pjatë të veçantë. Sipër mishit hidhet salca.

Burimi: Living.al

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles