Pure me karrota 6 + muaj

spot_img





Nga:
Dr.Ismail Lutolli specialist Pediatër
subspecialist Dijetolog-Nutricionist

I përshtatshëm për foshnjat e moshës 6 + muaj
Koha e përgatitjes: 20 minuta

Përbërësit:

  • 2 karrota të mesme (rreth 150 gram)
  • ½ filxhan me qumësht gjiri (apo qumësht formulë)

Përgatitja:

  1. Pas pastrimit karrotat prehen ne pjesëza të vogla
  2. Gatuani me avull ose ujë për 15 minuta, ose derisa të zbuten.
  3. Në fund i vendosni përbërësit brenda blenderit duke shtuar qumështin për të marrë një masë të butë të butë si pure.Nëse dëshironi sasi me të ujshme i shtoni pak më shumë qumësht
  4. Koha e përzierjes është rreth 2 min
  5. Lereni të ftohet për pak min dhe përdoreni te foshnja juaj

Vlerat ushqyese:

• Karotat janë një ushqim që përmban elemente të rëndësishme për shëndetin e fëmijës dhe që tretet me lehtësi nga trakti tretës i foshnjës 6 muajshe.
• Te karrotat gjejmë vlerat ushyese dhe prezencë: ujë, proteina, karbohidrate, mineralet, vitaminat (K, A, B6) janë të pasura edhe me fibra.
• Përdorimi i karrotave të fëmijët duke pasë prezencë të fibrave ndikon direkt në lehtësimin e procesit të tretjes si dhe në parandalimin e krijimit të aciditetit, gjë që ndodhë shpesh tek fëmijët e vegjël.
• Ndihmojnë në lehtësimin e konstipacionit, në lehtësimin e diarresë apo hidratimin e fëmijës si pasojë e lëngjeve të humbura, probleme këto shumë të shpeshta për një fëmijë 6 muajsh.
• Ndihmojnë në shërimin më të shpejtë në rast se kemi të bëjmë me parazitë intestinal. /Familjadheshendeti.com








Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles