Pure me hithra (7 plus muaj)

spot_img

Nga Dr. Ismail Lutolli, specialist pediatër, subspecialist dietolog-nutricionist

Hidhrat janë bimë mjaft të dobishme për ushqimin e fëmijëve
tanë. Hithra është një ushqim ideal ku do gjeni grumbull të vitaminave dhe
mineraleve të domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijëve tanë.

Gjatë stinës së pranverës kemi një sasi më të madhe dhe mjaft të
freskëta të hithrave. Është koha ideale dhe sezona kur për të vegjëlit tuaj
duhet të përdorni sa më shpesh hithrat.

Përbërësit :

•           20 gjethe të
hithrave

•           1 patate

•           1 karrotë

•           ½ lugë vaj i
ullirit ekstra i virgjër

Përgaditja

1.I vendosni hithat në një enë me ujë dhe i leni aty për 30 min.

2. E derdhni ujin e ndenjur dhe e shpërlani dy apo tre herë duke
i pastruar ngadalë.

3. I pastroni ngadalë pastaj i vëni në ujë me nxehtësi mesatare.

4. Në një enë tjetër i pastroni dhe i preni në copëza të vogla
pataten dhe karrotën dhe i        

    mbuloni me ujë.

5. I vendosni në vlim në temperaturë mesatare 15 min pataten dhe
karroten

6. Tre minuta para përfundimit të gatimit të perimeve, shtoni
hithrën dhe lereni edhe pak te të  

    gatuajë për një kohë.

7. Nëse dëshironi masë më të ujshme, në formë supe shtoni edhe
1/2 gotë ujë. Si pure nuk ka

     nevojë të shtohet ujë
fare.

 Përdorimi: shërbehet tek foshnja juaj pasi të jetë ftohur mjaftueshëm, përdoret një deri dy herë në javë sidomos nga muaji prill, maj, qershor kur kjo bimë gjendet e freskët.

Dobitë shëndetësore:

Hithrrat :

• Mjaft të dobishëm për fëmijët, përmban 5.5 % proteina, 0.7 %
yndyrë dhe 7 % karbohidrate.

• Hithrat stimulojnë sistemin limfatik dhe fuqizojnë sistemin
imunitar dhe mjaft të dobishme për luftimin e alergjive.

• Hithrat janë mjaft të pasura me vitaminë C (në fletën e re të
hithrave është 75-140 mg), pastaj carotene (provitamin A) 20 mg, vitamina B2, K
dhe acid pantotenik.

• Një pasuri të vërtetë me minerale: kalcium, hekur, fosfor,
magnez, natrium, kalium.

• Hithra e re e gjetheve përmban 20 herë më shumë vitaminë C
sesa sallatë jeshile ose perime të tjera.

• Hithrat për shkak të përmbajtjes së madhe me hekur janë shumë
të preferuara edhe në rastin e anemive tek fëmijët në dy vitet e para.

• Hithra me klorofil vepron si detoksifikues (largon helmet) dhe
ndihmon në heqjen e lodhjes së përgjithshme në organizëm .

• Njihet edhe efekti i tyre pozitiv ekuilibrues në rastet kur
kemi të bëjmë me jashtëqitje të shpeshtuar tek fëmijët.

Karrota : Karrotat janë një
ushqim që përmban elemente të rëndësishme për shëndetin e fëmijës dhe që tretet
me lehtësi nga trakti tretës i foshnjës.

• Te karrotat gjejmë vlerat ushyese dhe prezencë: ujë, proteina,
karbohidrate, mineralet, vitaminat (K, A, B6) janë të pasura edhe me fibra.

• Përdorimi i karrotave të fëmijët duke pasë prezencë të fibrave
ndikon direkt në lehtësimin e procesit të tretjes si dhe në parandalimin e
krijimit të aciditetit, gjë që ndodhë shpesh tek fëmijët e vegjël.

• Ndihmojnë në lehtësimin e konstipacionit, në lehtësimin e
diarresë apo hidratimin e fëmijës si pasojë e lëngjeve të humbura, probleme
këto shumë të shpeshta për fëmijët.

• Ndihmojnë në shërimin më të shpejtë në rast se kemi të bëjmë
me parazitë intestinal.

Patate: e përshtatshme për përgaditje dhe mjaft e shëndetshme
për fëmijët tanë.

• Mjaft të pasura me vitaminë C, B-kompleks dhe fibra.

• Mjaft e pasur me mineralet si kalium, magnez, fosfor dhe zink
.

• Ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, në procese të
ndryshme metabolike, me theks të veçantë e ndihmojnë jashtëzakonisht aparatin
tretës të fëmijëve.

Vaj ulliri ekstra të
virgjër

• Eshtë një ushqim që përmban yndyrna të pangopura që janë shumë
të vlefshme për mirëqenien e trupit.

• Omega-3 dhe Omega-6 luajnë një rol të rëndësishëm në shumë
procese në organizëm.

• Vaji ekstra i virgjër i ullirit është shumë i rëndësishëm për
zhvillimin e indeve nervor.

• Vaji ekstra i virgjër i ullirit është një substancë me
funksione të fuqishme antioksiduese dhe anti-inflamatore.

Kujdes : rritja e hithrave shpeshherë ndodhë në vende të braktisura dhe të papastra, andaj duhet kujdes që mbledhja të bëhet nga hithrat në vende të pastra dhe larg mundësisë që të jenë të kontaminuara me plehra ose papastërti tjera.
Baballarët janë ata që më së miri do gjejnë këto vende dhe do grumbullojnë hithrat për fëmijët e tyre./www.familjadheshëndeti.com

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles