Fasulet lahen dhe zihen plotësisht. Pastaj kullohen, kalohen në makinën e puresë dhe vendosen në një enë porcelani ose plastmasi (jo dumini se nxihen), ku shtohen kastraveca turshi të grira hollë, hudhra :ë shtypura, spec djegës; masa përzihet me tel duke i hedhur vaj ulliri dhe pak lëng limoni ose uthull.
Për 1 filxhan çaji me fasule duhen: kastraveca turshi 4-5 copë mesatare, hudhra 3-4 thelpinj, pak spec djegës sipas dëshirës, vaj ulliri 4-5 lugë gjelle, lëng limoni ose uthull sipas dëshirës.