12 kofsha pule
½ filxhan çaji ullinj
½ filxhan çaji lëng pule
¼ filxhan çaji vaj ulliri
2 limona
2 qepë
2 thelpinj hudhra të grira
1 lugë gjelle rozmarinë e freskët
½ filxhan çaji verë e bardhë
kripë e piper
Përgatitja:
Kaurdisim në vaj ulliri qepën dhe hudhrat. Shtojmë kofshët e pulës dhe i skuqim në zjarr të fortë. I shuajmë me verë, presim disa minuta derisa të avullohet alkooli dhe në vazhdim ulim zjarrin. U heqim bërthamat ullinjve dhe i presim hollë. Grijmë lëkurën e limonëve dhe e hedhim në pulë. Në vazhdim, pastrojmë limonët nga pjesa e bardhë, i ndajmë në feta dhe i shtojmë në tenxhere, së bashku me ullinjtë, rozmarinën, lëngun e pulës, kripën e piperin. E lëmë gjellën në zjarr mesatar për rreth gjysmë ore dhe, pasi të jetë gati, e servirim me pilaf ose pure patatesh.
Burimi: Living.al