Përbërësit
- koncentrat pule Gallina Blanca
- vaj ulliri Olitalia
- pulë
- miell gruri Teuta
- miell misri Teuta
- kripë
- 2 gota ujë
- 2 kokrra qepë (të grira imët)
- majdanoz
Përgatitja
1
Në një enë copëtoni imët “Gallina Blancën”. Shtoni vajin e ullirit . Vendosni pulën në një tenxhere për të zierë. Sipër i shtoni masën që përgatitëm.
2
Ndërkohë në një enë shtoni miellin e grurit dhe të misrit “Teuta”. Shtoni pak kripë, ujë dhe punojeni mirë brumin. Vendoseni në furrë për 30 minuta.
3
Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën. Shtoni pak nga lëngu i pulës dhe majdanozin. Nxirrni kulaçin dhe e grini imët me dorë.
4
Kalojeni tek tigani dhe e trazoni mirë. Tani e servirni në një pjatancë të madhe dhe sipër i vendosni pulën. Ju bëftë mirë!
Post Views:
1,627