Nevojiten:
• 1-2 portokaj
• 1 pulë mesatare
• 14 filxhan lëng portokalli
• 1 lugë salcë soje
• 2 lugë vaj ulliri
• 1 thelb hudhër, e shtypur
• 12 lugë nenexhik i tharë
• kripë dhe piper i zi i sapobluar, për shije
Gatimi:
1. Qërojmë portokajtë, i pastrojmë nga fijet e bardha, dhe i presim në feta. I lëmë mënjanë. Shpëlajmë pulën; e thajmë me letër kuzhine. E vendosim në një enë qelqi ose në një qese plastike.
2. Në një enë bashkojmë përbërësit e mbetur, përveç portokajve. I shtojmë pulën dhe i lëmë të bashkohen. I lëmë të marinohen për 30 minuta në temperaturë dhome ose një orë në frigorifer. Ngrohim skarën. Heqim pulën nga marinada. Marinadën e hedhim sepse nuk na duhet më.
3. E vendosim pulën në tavë. E pjekim në skarë për 15 minuta, derisa pula të jetë pjekur plotësisht, duke e kthyer një herë.
E servirim të shoqëruar me portokaj.