Pule e marinuar ne furre

spot_img

pulePërbërësit

6 fileta pule
2 lugë gjellë kos me pak yndyrë
2 lugë gjellë vaj ulliri
1 lugë gjellë lëng limoni
2 lugë çaji kripë
1 lugë çaji faferon i kuq i bluar
1/2 lugë çaji piper
pak kanellë
1 lugë erëza të përziera

Përgatitja :
Të gjithë përbërësit e lartpërmendur, me përjashtim të filetave, i përziejmë për të bërë marinadën. I vendosim filetat e pulës në tasin me marinadë, e mbulojmë enën me plastmas kuzhine dhe e lëmë për 20 minuta në frigorifer.

I nxjerrim filetat dhe i fshijmë lehtë me letër kuzhine dhe i lëmë pak derisa të arrijnë temperaturën e dhomës. Pastaj i pjekim në zgarë derisa të marrin një ngjyrë kafe të praruar. Zakonisht i pjekim në zjarr të fortë që të piqen fort nga jashtë e të rrinë të buta brenda e të jenë të lëngshme. Mënyra më e mirë për t’i dhënë një shije të veçantë mishrave të pjekur është marinada. Në këtë mënyrë shmangim përdorimin e shumë vajrave dhe erëzave.

Këshilla për marinimin e mishit:
Kurrë mos e shponi mishin gjatë marinimit sepse kështu humbet lëngjet e tij. Marinada duhet të mbulojë të gjithë mishin dhe ena duhet të jetë gjithmonë e mbuluar dhe e vendosur në frigorifer. Gjithmonë përdorim një enë të qelqtë ose plastike dhe asnjëherë enë alumini për marinimin e mishrave .

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles