Se peshku të bën mirë është konfirmuar prej kohësh nga dietologët, por shumë nuk i dinë arsyet dhe ndoshta nga këtu rrjedh mungesa apo neglizhenca e konsumimit të tij në tryezë.
Peshku është i mirë për shëndetin tuaj dhe mbajtjen e linjës së trupit. Ai përmban mes 15 dhe 25 për qind proteina, ka një sasi modeste të lipideve dhe një përqindje të vogël të karbohidrateve. Gjithë pjesa tjetër është ujë. Kjo është arsyeja pse rekomandohet për ta vendosur atë në dietat e zakonshme.
Megjithatë, peshku është i pasur me përbërës themelore të tilla si fosfori, vitamina dhe acidet yndyrore esenciale. Vlera ushqyese më e rëndësishme është Omega 3, një lloj acidi yndyror që është thelbësorë për tu mbrojtur kundër sëmundjeve kardiovaskulare.
Proteinat e peshkut janë më të plota, sepse përmbajnë tetë aminoacidet esenciale dhe janë thelbësore për rigjenerimin e qelizave dhe rregullojnë metabolizmin. Peshku është gjithashtu i pasur në vitamina (veçanërisht A, B1, B2 dhe B12), jod kalcium, selen.