TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Hapja e kufijve tw Bashkimit Europian me lehtësimin e masave antikovid u cilësua nga deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti si lajmi më i mirë i këtyre ditëve.
Gjylameti zhvilloi së bashku me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, kryebashkiakun e Pogradecit Ilir Xhakolli dhe prefektin e qarkut Dhori Spirollari zhvilluam një mbledhje me taskforcën e turizmit për zonën.
“Në kuadër të fluksit të turistëve mbetet prioritar kontrolli, pastrimi, ruajtja e bregut liqenor, shërbimet dhe masat për operatorët turistikë. Sfida e Pogradecit mbetet kalimi i numrit të pushuesve deri në një numër rekord të vizitave”, tha Gjylameti.
Më herët, Gjylameti ishte pjesë e promovimit të dy zonave të rëndësishme për qarkun.
Bashkë me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe Kryetarin e Bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli, ajo vizitoi dy destinacionet unike të qytetit, si Varret e Selcës dhe Urën e Golikut.
Atraksionet e kulturës historike tërheqin çdo vit mbi qindra turistë. 100 ditët e verës në Pogradec do të shënojnë rritje të lartë të numrit të turistëve dhe një promovim të munguar ndërkombëtar”, u shpreh Gjylameti. /j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.