Në një enë vihet raki rrushi e fortë 18-19 gradë. Po të jetë me gradacion më të lartë i hidhet ujë i distiluar që të zbutet. Vihet në zjarr e mbuluar dhe ngrohet deri në valim, duke u kujdesur që të mos marrë valë, pasi avullon alkooli.
Hiqet nga zjarri, i hidhet sheqer ose mjaltë dhe serviret me gota ose filxhanë kakao. Ky ponç është shumë i mirë kundër gripit. Mund të aromatizohet me kanellë ose karafil gjatë zierjes.
Raki 1 gotë dopio, sheqer 1 lugë gjelle plot.