-2 gota të ujit qumësht,
-gjysmë gote e ujit vaj,
-2 vezë,
-1 lugë e supës sheqer,
-1 lugë e mesme kripë,
-10 gr. maja buke (tharm buke),
-miell deri sa bëhet një brum i butë.
Për lyerje:
-1 ve dhe susam.
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit i bëjmë bashkë (qumështi duhet të jetë i vakët) formojmë një brum të butë e vendosim në një enë të thellë e mbulojmë me leckë kuzhine dhe e lëmë rreth 1 orë që të dyfishohet masa.
Pastaj fillojmë t’i ndajmë në toptha sipas dëshirës. I vendosim në tepsi të lyer me vaj. Para se t’i fusim të piqen i lyejmë me ve dhe sipër i qesim susam. I pjekim në temperaturë 180 gradë celsius.