Perberesit per 10 pite
-600gr miell 0 (ose 00)
-100ml vaj ulliri
-200ml uje te ngrohte
-10gr maja birre te thate
-1 luge te vogel sheqer
-pak kripe
Pergatitja:
Shkrijme majane e birres ne ujin e ngrohte, shtojme sheqerin dhe i perziejme mire derisa te dy perberesit te shkrihen plotesisht.
Ne tavolinen e punes, vendosim miellin te cilit i hapim nje grope ne mes ku hedhim perberjen e mesiperme, e punojme brumin me dore dhe shtojme edhe gjysmen e vajit te ullirit derisa te perftojme nje mase homogjene dhe elastike. Nese brumi rezulton shume i holle, shtojme akoma edhe pak miell. Me vajin e mbetur lyejme nje tas te madh ku vendosim brumin dhe e leme te fryhet per rreth 20 minuta mbuluar me nje pecete te paster larg korrenteve te ajrit (psh brenda ne furren e fikur). Pasi ka kaluar kjo kohe, e punojme brumin edhe pak me dore dhe e ndajme ne 10 pjese te barabarta. Me secilen sfere formojme disqe 3-5mm te larte (me okllai, ose nese mundeni, me dore), i vendosim ne tavolinen e punes te lyer me pak vaj ulliri, i mbulojme me nje pecete te paster dhe i leme te vijne akoma dhe per 20 minuta te tjera. I pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C, per maksimumi 5 minuta, pasi pitet nuk duhet te marrin ngjyre dhe duhet te rezultojne bosh brenda. Kur jane ftohur plotesisht, mund ti vendosim ne akull neper qeset e posacme dhe ti nxjerrim ne momentin e konsumit. Perpara se te pregatisim sufllaqet, duhet ti vendosim ne tigan me pak vaj ulliri per pak minuta derisa te ngrohen, apo ne paisjen me te cilen pregatisim tostin.